
HOLLYWOOD- Jennifer Lopez festoi 55 vjetorin e saj pa Ben Affleck. Spekulimet për ndarjen e tyre u rritën më shumë pasi gjatë kësaj fundjave, ditën e ditëlindjes së bashkëshortes, Affleck u fotografua pa unazën e martesës.
Aktori u fotografua me një bluzë të kuqe dhe pantallona gri, duke kryer disa punë ndërsa gruaja e tij ishte duke shijuar drekën e ditëlindjes në Hamptons.


Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht mbi martesën e tyre, një burim i brendshëm i tha së fundmi 'Page Six' se ajo ka "mbaruar prej muajsh".
Thashethemet për krizë filluan të vërtiteshin në maj pasi aktorja mori pjesë në Met Gala vetëm, pavarësisht se ishte një nga bashkëkryesueset e eventit.

Menjëherë pas kësaj, Ben u largua nga rezidenca e çiftit në Beverly Hills, të cilën së fundmi ata e nxorën në shitje për 68 milionë dollarë.
Dyshja thuhet se janë në një “ngut për të shitur” pronën 38,000 metra katrorë, të cilën e blenë vetëm një vit më parë. /ZËRI/