
PRISHTINË - Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi ka denoncuar një faqe false në Facebook, e cila mban emrin e saj.
Sikur të mos mjaftonte fakti, që emri i faqes është “Leonora Jakupi”, por vetëm me fond ndryshe të shkronjave, skandali shkon dhe më tej. Kjo faqe thotë se 100 personat e parë që japin like, do të fitojnë 10 mijë euro.
Këngëtarja ka paralajmëruar fansat se faqja është false dhe nuk menaxhohet nga ajo. Ajo thotë përmes një Instastory, se askush nuk duhet të bjerë pre e mashtrimit.
“Mos bini pre e profileve false. Ju lutem, raportoni ato”, shkruan Leonora Jakupi.

Këngarja Leonora Jakupi, mjaft e njohur në hapësirën mbarëshqiptare, prej kohësh nuk po sjell projekt muzikor./Zëri.ai/