Më shumë

Puthje në shkallët e qendrës tregtare, Princ Leka dhe e dashura e tij nuk fshihen më

Princ Leka nuk përmbahet as në publik, “mbyt” me puthje dhe përqafime fotografen

E.K
Puthje në shkallët e qendrës tregtare, Princ Leka dhe e dashura e
Princ Leka dhe Blerta Celibashi

TIRANË- Pas ndarjes nga Elia Zharia, Princ Leka nuk fshihet teksa jo vetëm që del në publik me të dashurën e tij Blerta Celibashi, por edhe puthen dhe përqafohen në ambiente publike.

Në një video të shpërndarë në TikTok, ata janë parë në një qendër tregtare, teksa zbresin shkallët elektrike. Leka e përqafon dhe e puth të dashurën, ndërsa më pas vijojnë pazaret së bashku.


Lidhja e Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi shkaktoi një bujë të madhe. Historia e tyre e dashurisë u zbulua paralelisht me lajmin se Princi po divorcohej me Elia Zaharian dhe nisja e kësaj romance mbeti gjithmonë në hijen e misterit nëse nisi si shkak i një tradhtie apo Princi dhe Elia janë ndarë për shkaqe të tjera.  

Princi dhe Elia prej disa muajsh janë të ndarë edhe zyrtarisht, ndërsa vajza e tyre Geraldina qëndron me të ëmën, dhe merr një mbështetje të konsiderueshme financiare nga i ati. /ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB