Qytetërim

Rama pozon nga lokali i një shqiptari në Dortmund: Kur gjen shqipet!

Sot zhvillohet dita e dytë e kampionatit europian të futbollit.

F.m
Rama pozon nga lokali i një shqiptari në Dortmund: Kur gjen shqipet!
Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani ku pritet të ndjekë përballjen e kuqezinjve me Italinë. Vetë Rama ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, krahas të cilës bën me dije se është ulur të konsumojë ushqim në lokalin e një shqiptari.

“Kur të thotë gjermani aty hahet më mirë në rrugën kryesore të qytetit dhe ti shkon e gjen shqipet,”- shkruan Rama. 

Sot zhvillohet dita e dytë e kampionatit europian të futbollit, ku të gjithë shqiptarët do të jenë me sytë nga Gjermania, për përballjen e mbrëmjes mes kombëtares kuqezi dhe Italisë. Dy ndeshjet e tjera që do të zhvillohen po sot, janë ato mes Hungarisë dhe Zvicrës, si dhe Kroacisë dhe Spanjës. Këto dy të fundit janë pjesë e grupit B, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Atmosfera në Dortmund duket fantastike, pasi rreth 50 mijë shqiptarë janë të pranishëm për të ndjekur kombëtaren. Festa në rrugë ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme.

Poll

MOS HUMB