Më shumë

Reshje shiu dhe borë në disa zona, si do të jetë moti sot

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë nga 2 deri në 17 gradë celsius

E.K
Reshje shiu dhe borë në disa zona, si do të jetë moti sot
Moti me shi ne Tirane

TIRANË- Ditën e sotme dhe nesër do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive. Bora do të jetë prezente në veri, verilindje dhe juglindje kryesisht me intensitet deri mesatar në zonën e Bajram Currit, Kukësit, Peshkopisë dhe Korçës.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 11 deri në 17 °C në vendet e ulëta 8 deri në 16 °C dhe në vendet malore: 2 – 9 °C.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut 2-9m/s, hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi 13-25m/s duke u bërë problematike. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5ballë.

Ditën e enjte dhe të premte moti parashikohet me alternime të herëpasherëshme vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet ulët.

Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta përgjatë akseve rrugore në relievet malore, si dhe mjegull e mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut e të borës.

/Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB