Më shumë

Reshje shiu dhe temperatura deri në 20 gradë, si do të jetë moti sot

Ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet të kemi reshje shiu në të gjithë vendin.

I.F
Reshje shiu dhe temperatura deri në 20 gradë, si do të jetë
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Vendi ynë këtë të diel do të ndikohet nga moti i paqendrueshëm. Në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet të kemi reshje shiu në të gjithë vendin. Temperaturat do të luhaten nga 7 gradë minimalja deri në 20 gradë celcius maksimalja

Era me drejtim nga kuadrati i jugut, nga orët e mesditës era kthehet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor nga orët e mesditës e pasdite dhe zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18-20m/s.

Në brigjet detare dallgëzimi do të jetë 3-4 ballë./ZËRI

Poll

MOS HUMB