
TIRANË- Dita e sotme do të jetë me mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit gradual të masave ajrore të nxehta për shkak të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi një pjesë të Europës qëndrore dhe kryesisht atë lindore – juglindore.
Temperaturat do të vijojnë minimalisht nga 18 gradë Celsius orët e para të mëngjesit, teksa maksimalisht do arrijë deri në 38 gradë Celsius në Elbasan, Fier dhe Berat.
Parashikohen vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era do të fryejë kryesisht e lehtë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1-4 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësinë deri në 6 m/s./ZËRI