Më shumë

Shtrëngata shiu dhe breshër në disa zona, si do të jetë moti sot

Temperaturat mbeten të larta

E.K
Shtrëngata shiu dhe breshër në disa zona, si do të jetë
MOTI SOT

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat duke filluar nga orët e mesditës do të pasohen nga reshje shiu.

Hera-herës reshjet e shiut do të jenë edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtëra dhe lokalisht breshër kryesisht në qendër dhe jug të vendit. Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/sek, valëzimi në dete i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 22°C

në zonat e ulëta 8 deri 26°C

në zonat bregdetare 11 deri 25°C. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB