
TIRANË- Horoskopi i Susan Miller për Janarin e 2024 premton shumë për të gjitha shenjat. Janë disa data të rëndësishme që do të duhet të ndiqen nga secila prej shenjave të Zodiakut. Më poshtë gjeni parashikimin për shenjën e Dashit:
Vitin e Ri po e nisni me optimizëm, veçanërisht për karrierën tuaj, e cila premton që të avancojë. Muaji i kaluar ishte i duhuri për udhëtime dhe festime, si dhe për të ndarë kohë me familjen. Nga 1 janari, Mërkuri do të shkojë në pozicion normal, kështu që nuk do të keni më vonesa në realizimin e objektivave tuaja.
Ditët e para të Janari pritet të jenë në qetësi, ndërkohë që në datën 11 Janar, ju mund të merrni një oferftë për një pozicion të ri pune. Nëse jeni të vetëpunësuar, një klient i rëndësishëm dhe prestigjioz mund të telefonojë për të shfrytëzuar shërbimet tuaja.
Shumë para mund ta gjejnë një mënyrë për të arritur në llogarinë tuaj bankare. Ky është një muaj i jashtëzakonshëm. Nëse ju kërkohet të menaxhoni të tjerët në këtë kohë, do të jeni të kujdesshëm, duke u bërë një menaxher/e të pëlqyer.
Një ditë e mrekullueshme për të takuar një klient do të jetë e premtja, 12 janar - klientit do t'i pëlqejnë idetë tuaja - dhe paratë ka të ngjarë të burojnë.
Nëse keni nevojë të udhëtoni, të nënshkruani një kontratë, të dorëzoni një dorëshkrim ose të blini diçka të shtrenjtë, bëjeni më 19 janar, pasi kjo është një datë premtuese për ju,
Më 20 janar, Plutoni do të jetë lajmi kryesor. Plutoni lëviz në Ujor për herë të parë që nga 1777-1798. Do të filloni të takoni shumë njerëz të fuqishëm dhe të suksesshëm në shoqëri, shumë prej të cilëve do të bëhen miq të ngushtë.
Hëna e plotë do të ndodhë më 25 janar në Luan, por Plutoni, i sapoformuar në Ujor, do ta kundërshtojë Hënën e plotë. Kjo sugjeron që një mik mund të sfidojë ose të përpiqet me forcë t'ju manipulojë për të bërë diçka për të. Mund të jetë një moment i vështirë për t'i parë këto cilësi negative te një mik të cilit i kishit besuar, por do të jeni mirënjohës të dini të vërtetën për karakterin dhe qëndrimin e këtij personi ndaj jush.
Me mbylljen e muajit, do të përballeni me një mori aspektesh të bukura. 28 janari do të jetë një moment i shkëlqyeshëm për blerjet, komunikimin dhe marrëveshjet kontraktuale. Me siguri do të jeni një magnet i parave në fund të janarit.