Më shumë

Temperatura deri në -5 gradë, si do të jetë moti sot

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit

I.F
Temperatura deri në -5 gradë, si do të jetë moti sot
Foto ilustruese

TIRANË- Pritet një tërheqje graduale e valës së ftohtë Siberiane duke sjellë në vendin tonë ngrohje të motit. Për pasojë, orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, por me kthjellime dhe vranësira të lehta do të paraqiten zonat malore.

Parashikohet që orët e pasdites t’i bëjnë më të dukshme vranësirat në pjesën më të madhe të territorit, përjashtuar vijën bregdetare e cila do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -5°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 15°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 30 km/h nga drejtimi, kryesisht lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./ZËRI

Poll

MOS HUMB