Më shumë

Temperatura të larta por priten reshje shiu, si do të jetë moti sot

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celius

E.K
Temperatura të larta por priten reshje shiu, si do të jetë moti
Moti sot

TIRANË- Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime. Në orët e mesditës përgjatë reliveve malore vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.

Era do fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 9 deri 26°C
në zonat e ulëta 12 deri 30°C
në zonat bregdetare 14 deri 29°C

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB