
Pas ndeshje emocionuese të Liverpoolit 4-2 ndaj Newcastle, menaxheri Jurgen Klopp humbi unazën e tij të martesës gjatë kohës kur po festonte. Fatmirësisht një nga operatorët e kishte gjetur dhe ia riktheu.
Në pamjet e publikuara Klopp shohet teksa hyn në fushën e “Anfield” pas ndeshjes për të festuar fitoren e ekipit të tij, por pa se diçka i mungonte. I stresuar teksa mban gishtin e unazës me dorë, trajneri kërkon ndihmën e asistentëve në fushë dhe më në fund gjen unazën pas disa minutash tensioni.
Gjesi epik pasi e rigjen është bërë viral në rrjet.
Jurgen Klopp lost his wedding ring during the celebrations, but luckily, he found it ???? pic.twitter.com/RKJtNEMujl
— Carol Radull (@CarolRadull) January 2, 2024
Klopp tregoi se nuk është i dhënë pas bizhuterive, por ajo është unaza e vetme pa të cilën nuk mund të jetojë. Ndër të tjera ai iu drejtua kameramanit si një heroi i ri për vitin 2024./ZËRI