Më shumë

Ulje temperaturash, si do të jetë moti sot

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash

I.F
Ulje temperaturash, si do të jetë moti sot
MOTI SOT

TIRANË- Vendi ynë sot do të paraqitet nën mbizotërimin e motit të qëndrueshëm ku priten intervale të gjata me kthjellime; më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe pjesërisht zonat e ulëta.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin kalime vranësirash ku më të shpeshta do të jenë në zonat e thella malore, por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë e cila pritet në Qarqet; Berat dhe Elbasan.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB