
TIRANË- Jupiteri futet në Dem dhe kjo është dhurata që kemi pritur gjatë gjithë vitit. Hëna e Re në Shigjetar (12/12) dhe Mërkuri retrogradë në Bricjap (13-23/12) na shërbejnë për kaosin festiv.
Lexoni me detaje se çfarë parashikohet për të gjitha shenjat e horoskopit.
Dashi
(21 mars – 19 prill)
Nuk është ende koha për pushimet e Krishtlindjeve. Me Merkurin retrograd në biznesin tuaj nga data 13-23//12, jeni të detyruar të merrni vendime: cilat punë dhe cilët klientë do t'ju ndjekin në 2024? I lini udhëtimet dhe festat për Vitin e Ri kur Jupiteri të kthehet për të vendosur financat tuaja në rrugën e duhur.
Demi
(20 prill – 20 maj)
Urani dhe Jupiteri ende retrogradë ju bëjnë të pyesni se si ose nëse mund ta ndryshoni jetën tuaj, por në fund të vitit gjithçka ndryshon dhe mundësitë trokasin në derën tuaj. Mbajeni hapur!
Binjakët
(21 maj – 20 qershor)
Nëse keni mësuar diçka këtë vit, është se marrëdhëniet kanë më shumë rëndësi sesa shpirti juaj. Hëna e re në 12/12 e vërteton këtë me një marrëdhënie apo partneritet të rëndësishëm që kalon në fazën tjetër. Nëse edhe ju i rezistoni dëshirës për të humbur një sasi të vogël parash, gjithçka do të shkojë mirë.
Gaforrja
(21 qershor – 22 korrik)
Do t'ju them menjëherë që të jeni të përgatitur: mos lejoni që Hëna e Plotë në shenjën tuaj në fund të muajit t'ju shkatërrojë plotësisht humorin. Edhe nëse me Mërkurin retrograd nga datat 13-23 do merrni e jepni keqkuptime, por sërish keni mjaft dashuri rreth jush për ta mbyllur vitin me buzëqeshje. Kushtojini vëmendje shëndetit tuaj.
Luani
(23 korrik – 22 gusht)
Nuk ka nevojë të jeni super social këtë sezon festash. Nuk ka nevojë të jeni super social këtë sezon festash. Do t'jua përsëris sa herë të jetë e nevojshme për t'ua lehtësuar stresin tuaj. Keni shumë për të menduar dhe shumë zakone për të ndryshuar, e di. Janari do të jetë më i mirë.
Virgjëresha
(23 gusht – 22 shtator)
Çfarë jeni të gatshëm të sakrifikoni për familjen tuaj? Mos nxitoni të përgjigjeni sepse Hëna e Plotë më 27/12 dhe Marsi në shtëpinë e 4 ju kujtojnë të mbani diçka për vete. Për momentin, fokusohuni në atë që ju sjell gëzim.
Peshorja
(23 shtator – 22 tetor)
Jetoni me ato që mundeni, sepse, do të detyroheni të rivlerësoni shumë gjëra në karrierën dhe marrëdhëniet tuaja (nëse ato ju bëjnë të buzëqeshni ose të vrenjteni).
Akrepi
(23 tetor – 21 nëntor)
Me Venusin në shenjën tuaj nga data 05-29 mund të ndiheni më seksi se kurrë, por kushtojini pak vëmendje gjërave jo seksi, si zënkat e panevojshme me miqtë dhe shpenzimet akoma më të panevojshme. Për fat të mirë, më 12/12 ju pret një mundësi e mrekullueshme për para dhe fat shtesë. Kape sikur të ishte një Dem, nga brirët!
Shigjetari
(22 nëntor – 21 dhjetor)
Marsi në shenjën tuaj gjatë gjithë muajit ju jep energjinë që ju nevojitet për hapin tuaj të ardhshëm. Me Hënën e Re në shenjën tuaj, askush nuk e di saktësisht se kush do të jeni deri në fund të vitit dhe me kë do të vendosni të shoqëroheni, por si Bowie thotë: Të premtoj se nuk do të jetë e mërzitshme.
Bricjapi
(22 dhjetor – 19 janar)
Një dhjetor i ngadaltë me Mërkurin retrogradë në shenjën tuaj ju detyron të bëni disa hapa prapa dhe të reflektoni. Keni ndërtuar një jetë që i shërben ëndrrave tuaja apo një jetë që ju mban larg tyre?
Ujori
(20 janar – 18 shkurt)
Tani i keni të gjitha të dhënat që ju nevojiten për të kuptuar se cilët janë miqtë tuaj të vërtetë, cilat janë dëshirat tuaja realiste dhe për sa kohë jeni të gatshëm të qëndroni në një karrierë që duket se nuk po ju çon askund. Çfarë do të bëni me këto të dhëna? Vendoseni!
Peshqit
(19 shkurt – 20 mars)
Neptuni kthehet djathtas në shenjën tuaj më 12/07 dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. As hëna e re me Marsin që do të ndihmojë në ngritjen e karrierës suaj, as Venusi që premton udhëtime. Sepse me Neptunin më në fund në rrugën e duhur, ju po filloni të kuptoni se çfarë ju nevojitet për një 2024 të lumtur./ZËRI