Më shumë

Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti këtë të enjte

Temperaturat mbeten të larta

E.K
Vranësira dhe reshje shiu, si do të jetë moti këtë
Moti sot

TIRANË- Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri në orët e mesditës. Më pas pritet mot me alternime vranësira e kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohet që të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë vijës bregdetare e hera – herës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngata afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 20°C
në zonat e ulëta 10 deri 28°C
në zonat bregdetare 13 deri 25°C. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB