
TIRANË- Dita e dielë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë ku më të dukshme; vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër duke sjellë rrebeshe shiu; shira më të pakët do të ketë në jug të territorit.
Orët e pasdites do të sjellin përmirësim të theksuar të motit duke bërë që i gjithë territori të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga1 0°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Lindor – Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët. /ZËRI