Më shumë

World Changers Summit solli edicionin e tij të parë në Porto Palermo / Diplomaci, Kulturë dhe Inovacion

Aktiviteti u organizua nga Institute for Advance Studies and Cooperation (IASC), me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Himarë dhe Porto Palermo Festival.

Redaksia Zëri
World Changers Summit solli edicionin e tij të parë në Porto
World Changers Summi-porto palermo

Më 12 gusht 2026, Kalaja historike e Porto Palermos u shndërrua në një qendër ndërkombëtare dialogu, inovacioni dhe bashkëpunimi, duke mirëpritur për herë të parë në Shqipëri World Changers Summit, përmes eventit World Changers Porto Palermo 2026. Aktiviteti u organizua nga Institute for Advance Studies and Cooperation (IASC), me mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Himarë dhe Porto Palermo Festival.

Pas suksesit të samiteve të organizuara në Pontifical Academy of Sciences në Vatikan, Davos, Riad, Dubai, Shkup, Washington, South Carolina e vende të tjera, World Changers është konsoliduar si një platformë globale që bashkon akademikë, shkencëtarë, sipërmarrës, diplomatë, drejtues institucionesh dhe liderë mendimi, të angazhuar për promovimin e inovacionit etik, zhvillimit të qëndrueshëm dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Aktiviteti u hap nga Prof. Gabriele Pao-Pei Andreoli, President i IASC dhe themelues i World Changers Summit, si dhe nga Vangjel Tavo, Kryetar i Bashkisë Himarë. Programi u zhvillua përmes tre paneleve tematike, të fokusuara në diplomacinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, inovacionin dhe teknologjinë, si dhe kulturën, trashëgiminë dhe identitetin në një botë në ndryshim.

Në World Changers Porto Palermo 2026 morën pjesë H.E. Galit Peleg, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Shqipëri; Alberto Contu, filozof, studiues i federalizmit dhe këshilltar i lartë i IASC; Mentor Nazarko, analist dhe ekspert i çështjeve rajonale; Valon Murati, Zëvendës President i UNI – Universum International College dhe ish-Ministër i Diasporës së Republikës së Kosovës; Prof. Dr. Enika Abazi, Drejtore e Koordinimit të Kërkimit Shkencor në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe profesore në Universitetin e Lille; Liridona Beqiri, avokate, eksperte e çështjeve publike dhe aktiviste për të drejtat e grave; Nicola Casella, themelues i Longevity 5.0 dhe President i LYRWA; Ergest Nako, themelues dhe CEO i Ypsilon Lab; Luka Lamaj, CEO i Al Mada 360 Holding; Raffaella Carnevale, Ambasadore e IASC World Changers; Prof. Dr. Albert Doja, profesor i Antropologjisë në Universitetin e Lille; Voltiza Prendi, themeluese dhe CEO e AMAD dhe eksperte e politikave ndërkulturore; Enver Hoxhaj, ish-Zëvendëskryeministër dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës; si dhe Denisa Kele, eksperte e komunikimit dhe moderatore e panelit mbi inovacionin, kreativitetin dhe jetesën e qëndrueshme.

Një nga momentet e veçanta të mbrëmjes ishte prezantimi i librit “World Federal Constitutionalism and Technologies of Power in the Quantum Era”, me autorë Prof. Gabriele Pao-Pei Andreoli dhe Alberto Contu. Libri solli në vëmendje sfidat dhe mundësitë që lidhen me qeverisjen globale, etikën e teknologjisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në epokën kuantike.

Poll

MOS HUMB