Aktualitet

Dogjën kazanë, sulmuan efektivët dhe bllokuan qarkullimin te Ministria e Arsimit, arrestohen 2 protestues (EMRAT)

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.

zh.ll
Dogjën kazanë, sulmuan efektivët dhe bllokuan qarkullimin te
pamje nga djegia e kazaneve gjate protestes

TIRANË- Dy persona janë arrestuar pas protestës së zhvilluar më 27 tetor para godinës së Ministrisë së Arsimit. Në pranga kanë rënë Vera Camaj 49 vjeçe dhe Besmir Pula 27 vjeç. Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohet se kundërshtuan dhe hodhën sende të forta ndaj punonjësve të Policisë, dogjën kazanët e mbeturinave dhe penguan qarkullimin.

Ata akuzohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”. Blutë bëjnë me dije se 27-vjeçari gjithashtu dyshohet se në protestën e 23 tetorit ka vjedhur kasën e një motori me vlerë 1 mijë euro. 

Njoftimi i Policisë:

Dogjën kazanët e mbeturinave, kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen dy shtetas, njëri prej tyre i dyshuar edhe për vjedhje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasit V. C., 49 vjeçe, dhe B. P., 27 vjeç, pasi gjatë protestës së zhvilluar më datë 27.10.2026, përpara Ministrisë së Arsimit, në rrugën e Durrësit, dyshohet se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, kanë djegur kazanët e mbeturinave dhe kanë hedhur sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë.

Si pasojë e veprimeve të tyre, është dëmtuar prona publike dhe është bllokuar qarkullimi në rrugën e Durrësit.

Gjithashtu, shtetasi B. P. dyshohet se më datë 23.10.2026, në rrugën “Abdi Toptani”, ka vjedhur kasën e një motori, me vlerë rreth 1 000 euro, në pronësi të shtetasit Xh. C.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Vjedhja”.

MOS HUMB