TIRANË- Arjan Konomit nuk i del e keqja me Endri Shabanin, të cilit i ka dedikuar një video së fundi, pas zgjedhjes në postin e Avokatit të Popullit. Konomi dhe Shabani u përplasën fillimisht pas zgjedhjeve parlamentare, ku pati një konflikt për mandatin e fituar nga Shqipëria Bëhet, që në përfundim iu dha tezes së Adriatik Lapajt.
“E kisha thënë që është vegël e Edi Ramës. Që ka marrë lekë dhe premtime për të shkatërruar frymën e re opozitare. E quajta "mashkull kurvë" dhe disa prej jush u indinjinuan nga fjalori. Por ky rospie që trumbentonte se do ndryshonte sistemin, ky palaço i qelbur shkoi dhe më shumë dhe u votua me 100 % të votave të atyre që do rrëzonte, të atij sistemi që ky do ndryshonte dhe do luftonte. Po s'paska gjuha shqipe epitet t'i përshtatet këtij llumi të imoralitetit njerëzor, përtej atij politik. Thefsh qafën te shkallët e zyrës!”, shkruan Konomi bashkëngjitur videos në rrjetet sociale.
Endri Shabani u zgjodh me 85 vota në postin e Avokatit të Popullit, pas debatesh të gjata në Kuvend. Në procesin e votimit nuk mori pjesë asnjë demokrat, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama votoi pro tij./ZËRI