Qytetërim

‘Juli ka falsifikuar tendera’, aktori ‘kërcënon’ Jetmirin: Ose vërtetoje, ose të pret një padi spektakolare

Jetmiri, ngriti akuza për produksionin dhe momentalisht ka hapur një llogari në GoFundMe që njerëzit ta mbështesin në aspektin monetar për të hedhur në gjyq produksionin e “BBVA 3”, në mënyrë që të tregojë ‘të vërtetën e tij’

E.K

‘Juli ka falsifikuar tendera’, aktori

TIRANË- Big Brother përfundoi, por një pjesë e sherreve dhe përplasjeve duket se do të vijojnë edhe jashtë shtëpisë. Kështu aktori i humorit, Julian Deda, ka paralajmëruar se do të hedhë në gjyq ish-banorin e “BBV”, Jetmir Salaj.

Juli ka postuar në InstaStory një video të Jetmirit, i cili gjatë kohës që ka qenë pjesë e spektaklit është shprehur se aktori i ka treguar atij që së bashku me disa njerëz të tjerë jashtë shtëpisë ka abuzuar me një tender publik.

“Kanë pranuar Julin në rastin e tij, sesi ka abuzuar me të drejtën publike duke përmendur emrin e një personazhi publik, ku ka marrë pjesë në një tender publik dhe kanë falsifikuar tenderin duke janë bërë pjesë e një falsifikimi. Atë e ka thënë vetë Julian Deda me gojën e tij duke përfshirë të tretë nga jashtë dhe unë do të iu lutesha ta sillnit në vëmendje”– tha Jetmiri.

Tashmë, pas mbarimit të BBV, ish-banori nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, i kërkoi Jetmirit që ta vërtetojë deklaratën e tij ose në të kundërt do të ngrejë ndaj tij një padi për shpifje dhe prishje imazhi.

“Jetmir Salaj kur të kesh kohë duhet të ma vërtetosh… Përndryshe, kjo deklaratë publike meriton një padi spektakolare për shpifje dhe për prishje imazhi”– u shpreh Juli.

‘Juli ka falsifikuar tendera’, aktori
Postimi i Julit

Jetmiri, ngriti akuza për produksionin dhe momentalisht ka hapur një llogari në GoFundMe që njerëzit ta mbështesin në aspektin monetar për të hedhur në gjyq produksionin e “BBVA 3”, në mënyrë që të tregojë ‘të vërtetën e tij’. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB