Opinione

Kërcënime dhe lojërat e një skandali në drejtësi

Cila është dosja e para 8 muajve që iu prishi gjumin?

Fjola Graçi
Kërcënime dhe lojërat e një skandali në drejtësi
Arnisa Këlliçi dhe Adriano Dyrmishi

TIRANË- Kanë kaluar më shumë se dy javë që prej momentit kur gjyqtarja e Gjykatës Tiranë, Arnisa Këlliçi pretendon se është kërcënuar me jetë nga Prokurori Adriano Dyrmishi. Saga mediatike ka tejkaluar çdo nivel të imagjinatës njerëzore duke servirur nga të gjitha palët një mori thashethemesh që më shumë sesa qartësojnë konfliktin tregojnë se një çështje e madhe është duke u mbuluar nga të gjithë. 

Episodi nis në media me kërcënimin e gjyqtares, marrjen e saj në mbrojtje për të kaluar më pas në një tjetër anë të historisë, shpalljen e saj të pandehur dhe vënien nën akuzë për kallëzim të rremë

Për të kuptuar më shumë kakofoninë e një historie që më shumë i përngjan një estrade ku protagonistët më shumë janë të shqetësuar për thashethemet e njëri-tjetrit sesa misionin për ti sjellë drejtësinë një populli që për më shumë se 33 vite është duke u përpëlitur dyert të gjykatave, ZËRI vendosi të parashtrojë dhe të shqyrtojë të gjithë këtë histori duke pyetur këdo për gjithçka. 

Pyetja të cilës sot askush nuk i jep dot përgjigje është sa naive aq edhe misterioze. Përse e kërcënoi prokurori Dyrmishi gjyqtaren Arnisa Këlliçi?

Nën avujtë e alkoolit, ai rrëfen para gjyqtares se ka telefonuar kancelarin për ta kërcënuar pasi me njëri-tjetrin kishin patur raporte miqësore...dhe se Donaldi kishte detyrimin ta njoftonte për diçka. Por çfarë është diçkaja?! Këtë pyetje, nuk e jep dot përgjigjen as 'viktima' që është gjyqtarja Arnisa Këlliçi që sot është duke u përballur me akuzën e "kallëzimit të rremë" e as Dyrmishi, i cili vazhdon qetësisht detyrën. Dy njerëz të sistemit të ri, bëjnë një bisedë me njëri-tjetrin në zyrën e Këlliçit, ku mes puthjeve dhe përqafime shprehin ankthin dhe frikën nga diçka...

 

Por çfarë është kjo diçka?

Edhe këtë ende nuk e dimë...askush nuk pranon të flasë për zanafillën e konfliktit, por le të kthehemi pas në kohë. 

Në momentin që kërcënimi ndaj gjyqtares u bë publik, mediat raportuan se shkaku lidhej me një shaka që gjyqtarja kishte bërë duke pretenduar se prokurori do të arrestohej nga SPAK. 

ZËRI i shkoi pak më tej historisë duke mësuar se konflikti në fakt ka nisur për këtë që disa e quajnë shaka, por asnjë nuk jep dot shpjegim sepse kjo shaka u besua. Pse kjo shaka çoi në ilaçe ankthi gruan e prokurorit? 

Cila është dosja e para 8 muajve që iu prishi gjumin?

"Nuk bëhet shaka as me jetë as me liri"-deklaroi gjyqtarja Këlliçi në një komunikim via whatsapp me ZËRI-n, edhe pse nuk i dha dot një përgjigje të prerë pyetjes sonë, se pse ajo u paraqit si shpëtimtare për një hetim që nuk ekzistonte. Si arriti ajo të ndërtonte një histori për një çështje të sistemit gjyqësor nëse të dhënat nuk do të ishin aspak të vërteta?

Kërcënime dhe lojërat e një skandali në drejtësi

Përse prokurori pohon se Arnisa Këlliçi i ka shpëtuar jetën? Në audion e siguruar nga ZËRI, në asnjë moment ai nuk flet për asnjë shaka. Jo, ai është serioz dhe i vetëdijshëm se gjyqtarja me ndihmën e saj e ka shpëtuar nga "diçka". Por sërish, diçka-së nuk mund ti japim dot përgjigje. As ne, as ata, as Prokuroria e Tiranës që e ka mbyllur çështjen duke akuzuar vetëm gjyqtaren për kallëzim të rremë për një komplot imagjinar në drejtësi. Por më shumë se rëndësia e akuzës për gjyqtaren, prokuroria sot duhet të hetonte të 4 protagonistët e shakasë, ashtu siç kemi theksuar që në ditën e parë në shkrimet tona. Sot duhet të dimë kush jep e blen drejtësi.

Kush ka në dorë pronat, çështjet, dinjitetin e fatin tonë? Kushdo që ka dëgjuar bisedat e përgjimet, e kupton se kush e ka në dorë fatin e Marvi Mihalit të gjorë, për të cilën një prokuror e një gjyqtare nuk kishin kohë ta sqaronin. Kush i ka në dorë çështjet e tërmetit, kredive, e jetës sonë? Një grup batakçinjsh në drejtësi që nuk ka kurajo as të mbrojë veten dhe thur një gjueti shtrigash që ka bërë pis të madh e të vogël. 

Kush është çështja mëmë? Kjo pra është pyetja sot!/ZËRI

Poll

MOS HUMB