
TIRANË- Dita e sotme ka nisur me reshje shiu për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe kthjellimet në pjesën e dytë të ditës.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra. Në zonën e veriperëndimit reshjet me intensitet deri mesatar në formën e rrebesheve tepër afatshkurtër.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang vendi, e cila do të shënohet në qytetin e Elbasanit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi veripërëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë./ZËRI