Qytetërim

Akuza të reja ndaj Diddy-t, ish-e dashura: Më përdhunoi dhe mbeta shtatzëne, më detyroi të abortoja

Sipas padisë Combs nuk donte që gruaja të mbante fëmijën dhe e detyroi atë të abortonte përmes bashkëpunëtorëve të tij, të cilët dyshohet se e ngacmonin vazhdimisht.

I.F
Akuza të reja ndaj Diddy-t, ish-e dashura: Më përdhunoi dhe mbeta
Sean "Diddy" Combs

MIAMI- Sean "Diddy" Combs po përballet me një tjetër padi tronditëse pasi një grua pretendon se ai e përdhunoi teksa ajo ishte pa ndjenja dhe ajo mbeti shtatzëne.

Gruaja tha se ajo abortoi fëmijën dhe pësoi trauma të rënda psikologjike nga ky sulm i tmerrshëm, pasi Combs e detyroi atë të përdorte ketaminë dhe substanca të tjera, ku si pasojë ajo humbi vetëdijen.

Sipas gazetës “The Independent”, kjo është hera e parë që ngrihen këto akuza ndaj tij, dhe gruaja e cila nuk ka treguar identitetin e saj të vërtetë për mediat, por ka dhënë si pseudonim emrin Jane Doe tha se ata si fillim kanë qenë në një lidhje. Doe tha se ata janë takuar për herë të parë në vitin 2020 dhe reperi gjithmonë i dërgonte persona të ndryshëm në shtëpinë e saj që ta shoqëronin atë në rezidencat e tij në Los Angeles, New York dhe Miami.

Ajo tha se ai e detyronte atë të kryenin marrëdhënie seksuale, pasi së bashku me persona të tjerë i bënin vazhdimisht presion. Doe tha se gjatë kohës që ishin së bashku, reperi e drogoi atë dhe ajo ishte e detyruar të qëndronte në dhomën e Diddy me “burra dhe gra të tjera” pa pëlqimin e saj.

“Në disa raste, Combs godiste dhe abuzonte me gra të tjera. Gjithmonë pranoja kërkesat e tij pasi kisha frikë se çfarë mund të më bënte nëse i thoja jo”, thuhet në padinë e Doe. Ajo shton se pasi u zgjua në rezidencën e Diddy në Miami ajo kuptoi se kishte pësuar lëndime fizike, përfshirë mavijosje në trupin e saj dhe një shenjë pickimi në thembrën e këmbës së saj.

Lëndimet specifike dyshohet se kanë ndodhur në vitin 2022, në të njëjtin vit që Doe pretendon se Combs e la atë shtatzënë pasi e detyroi të merrte ketaminë dhe barna të tjera që e bënë të humbiste vetëdijen. Menjëherë pas asaj nate, gruaja mësoi se ishte shtatzënë nga Combs dhe i tha atij. Sipas padisë Combs nuk donte që gruaja të mbante fëmijën dhe e detyroi atë të abortonte përmes bashkëpunëtorëve të tij, të cilët dyshohet se e ngacmonin vazhdimisht. Më pas gruaja abortoi fëmijën.

Megjithatë, sipas padisë, Combs vazhdoi të kontaktojë Doe edhe pas abortit. Ajo pretendon se Diddy vazhdoi t'i telefononte, t'i dërgonte mesazhe dhe ta përndiqte gjatë korrikut, pasi ai dëshironte të sigurohej se ajo do të heshte në lidhje me akuzat për abuzim seksual.

Padia e Doe, gjithashtu i shtohet listës me gati një duzinë akuzash të ngritura nga persona që dyshohet se janë dhunuar nga Combs. Pothuajse të gjitha akuzat kanë një gjë të përbashkët, reperi përdorte famën e tij për të joshur gratë dhe më pas abuzonte me to teksa ishin nën efektin e alkoolit apo drogës. /ZËRI

Poll

MOS HUMB