Politikë

Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Kuvendi miraton dekretin e Presidentit

Sipas këtij ndryshimi, tashmë Pirdeni nuk do të jetë më ministre shteti, por ministre me portofol të caktuar.

zh.ll
Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike,
Adea Pirdeni

TIRANË- Adea Pirdeni do të jetë zyrtarisht ministre e Administratës Publike me portofol, pas firmosjes nga Presidenti Bajram Begaj të dy dekreteve.

Më 19 tetor 2026, Begaj firmosi dekretet përmes të cilave ka liruar Pirdenin nga detyra e ministres së Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin dhe e ka emëruar në postin e ri të ministres së Administratës Publike.

Sipas këtij ndryshimi, tashmë Pirdeni nuk do të jetë më ministre shteti, por ministre me portofol të caktuar. Dekretet, të nxjerra me propozim të Kryeministrit, kanë hyrë në fuqi menjëherë dhe i janë përcjellë Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave.

Kuvendi miratoi sot dekretin e Presidentit për shkarkimin e Adea Pirdenit, nga Ministre e Shtetit për Administratën Publike e Antikorrupsionin dhe emërimin e saj si Ministre e Administratës Publike. 

Projektvendimi “Për miratimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 522, datë 19.10.2026 “Për emërimin e znj. Adea Pirdeni si Ministër i Administratës Publike” u miratua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim./ZËRI

Poll

MOS HUMB