Politikë

Akuzat për blerje votash/ Kreu i PS në Kurbin kallëzim në Polici: Shpifje, sulm politik nga PD

Palaj u shpreh se akuzat nga PD përfshijnë pretendime për shitblerje votash dhe madje paralajmërime për arrestime të disa prej tyre.

F.I
Akuzat për blerje votash/ Kreu i PS në Kurbin kallëzim në
Benard Palaj

LEZHË-Situata elektorale në qarkun e Lezhës vijon të mbetet e tensionuar. Një tjetër denoncim është dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nga përfaqësues të Partisë Socialiste në Kurbin, të cilët pretendojnë se janë bërë objekt i akuzave dhe lajmeve të rreme. Në një deklaratë për mediat kryetari i PS Kurbin, Benard Palaj u shpreh se akuzat nga Partia Demokratike përfshijnë pretendime për shitblerje votash dhe madje paralajmërime për arrestime të disa prej anëtarëve të PS.

“Sapo dolëm nga Drejtoria e Policisë Lezhë, erdhëm të bëjmë një kallëzim për të përgnjeshtruar një lajm të rremë, që ka dalë nga një media ku në emrin tim dhe të disa strukturave të tjera të Partisë Socialiste, janë arrestiar për blerje votash. Ky është një lajm i rremë i orkestruar nga Partia Demokratike. Po përballemi me shpifje të mirëorganizuara që kanë për qëllim të dezinformojnë opinionin publik dhe të krijojnë panik. Nuk ka asnjë provë për këto pretendime, ndaj i konsiderojmë si sulme politike që synojnë të dëmtojnë fushatën tonë,” -deklaroi Palaj. 

Kryetari i PS Kurbin kërkoi nga institucionet përgjegjëse të hetojnë këto raste dezinformimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB