Politikë

Shqipëria në BE brenda vitit 2030?/ Costa: S'ka ndonjë datë magjike, anëtarësimi varet nga ju

Ai tregoi se objektivi i përbashkët me vendin tonë, tashmë është anëtarësimi në BE.

k.m.
Shqipëria në BE brenda vitit 2030?/ Costa: S'ka ndonjë
Antonio Costa dhe Edi Rama

TIRANË- Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ndodhet në Shqipëri në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian, në një konferencë të përbashkët me kreun e qeverisë shqiptare përgëzoi live Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.

Ai tregoi se objektivi i përbashkët me vendin tonë, tashmë është anëtarësimi në BE.

“Faleminderit i dashur kryeministër për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Është kënaqësi që mbyll turin në Tiranë. Për BE, integrimi është investimi më i madh gjeopolitik, është momenti i duhur. Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE. Rezultati i zgjedhjeve konfirmoi dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. Ju përgëzoj për këtë fitore. Anëtarësimi në BE është objektivi ynë i përbashkët. Ruajtja e ritmit dhe intensifikimi i punës, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit, është thelbësor. Ne qëndrojmë krah për krah në arenën ndërkombëtare. Europa nuk do të thotë vetëm begati, vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët", tha Costa.

Gjatë fjalës së tij, Costa u shpreh se dëshironte se 6 vendet e tyre të bëhen pjesë sa më shpejtë e Bashkimit Evropian. Ai u shpreh se Shqipërin e duan të jetë anëtare në BE dhe se nëse më parë ishte e pabesueshme, 2 vitet e fundit e ndryshuan mendësinë e Bashkimit Evropian.

“Po përjetojmë moment të veçanta sot dhe në këto momente të veçanta më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Europës dhe BE-së, ndaj kjo na sjell në këto momente edhe për Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë nëse ata duan të bëhen pjesë, por edhe Ballkani Perëndimor që edhe më parë e ka shprehur dëshirën të anëtarësohen. Dëshira ime është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me plotësimin e kritereve, negociatave, për ndryshimin që do sjellë, ndryshon mendësinë, edhe për mënyrën se si funksionojmë, sepse edhe unë vij nga një vend që është bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është mënyra e duhur për të ecur para. Unë vizitova vendet e rajonit ballkanik në të 6 vendet dhe e finalizova këtu te ju, pavarësisht problemeve dypalëshe ndonjëherë, apo edhe atyre historike, gjithsesi dëshira e përbashkët është anëtarësimi në BE. Ajo që ju them është se besoni te BE, dëgjojeni BE-në, ne kemi angazhim të qartë, e ky është momenti i duhur për të arritur rezultatet dhe duhet ta përdorni këtë çast. Kemi qenë edhe këtu kur kemi dëgjuar Edi Ramën teksa thoshte se “askush nuk ju beson më për BE sepse është thënë shumë herë”, por ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit, si ka ndryshuar edhe BE, mendësia dhe qasja, edhe Edi Rama beson tani në një gjë që nuk e besonte para disa vitesh”, shtoi ai.

Costa u shpreh se në zyrën e tij ka një kanaçe coca-cola të dhuruan nga kryeministri, për të demostruar kohën kur Shqipëria ishte e izoluar. Ai u shpreh se gjithmonë kur sheh atë kannace, mendon që të përfundoj ndarja dhe Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së.

“Dhe kjo është duke ndodhur, madje edhe për mua për sa i përket BE në Ballkanin Perëndimor sa herë shkoj në zyrë shoh një kanoçe coca-cola që e ka dizenjuar Edi Rama vetë, por jo vetëm se e ka dezinjuar ai, por edhe kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë. Një nga momentet e veçanta ishte kur diskutohej për kanoçen e coca-cola-s për kohën kur Shqipëria ishte e izoluar shumë vite më parë dhe sa herë e shoh atë kanoçe, mendoj t’i japim fund izolimit dhe të përmbyllim bashkimin e këtyre vendeve me BE-në”, përfundoi Costa./ZËRI

Poll

MOS HUMB