Politikë

Antarësimi në BE! Kallas: Nëse bëni detyrat anëtarësoheni në Union, Rama: Nuk na ndal askush

 Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave

F.I
Antarësimi në BE! Kallas: Nëse bëni detyrat
Kaja Kallas dhe Edi Rama

TIRANË-Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së Kaja Kallas në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama ka folur rreth antarësimit të Shqipërisë. Kallas tha se nuk ka rrugë të shkurtër drejt integrimit përveç reformave dhe për të përmbushur rrugëtimin Shqipëria duhet të kryejë detyrat.  

Kaja KallasSë pari 2030 është një objektiv realist, po është, në rast se ne ndërmarrim hapat e duhur gjatë rrugës, Shqipëria me hapat e saj me reformat që duhen bërë dhe ato që janë bërë, sundimi i ligjit gjithashtu që është i rëndësishëm dhe themel i bashkimit europian dhe i begatisë së një vendi, nëse kanë besim te ligji juaj. Po, është realiste nëse të gjithë bëjnë detyrat e shtëpisë. Jeni në përputhje të plotë me politikën e jashtë të BE. Vendimi juaj për të zbatuar sanksionet e BE kundër Rusisë, bashkë me mbështetjen tuaj humanitare e politike që i keni dhënë Ukrainës tregon përkushtim tuaj ndaj vlerave të BE. Në aspektin politik kjo nuk është gjithmonë e lehtë për tu bërë. Jeni të vlefshëm sa i përket bashkëpunimit në rajon. Bashkëpunimi ynë sjell të mira për të dyja palët tona. Për BE ne jemi të angazhuar për të fuqizuar marr më tej me Shqipërinë. Një nga angazhimet e para që kam patur ka qenë nënshkrimi i partneritetit BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, ne sot di të shohim edhe frytin e saj të parë, pasi do të lancojmë edhe dialogun e parë BE-Shqipëri për sigurinë dhe mbrojtjen, po e thellojmë më tej bashkëpunimin në sektorin e sigurisë. Duam ta zgjerojmë bashkëpunimin në fusha ta reja, si psh për të luftuar kërcënime hibride, të luftojmë terrorizmin. BE ka ofruar rreth 13 mln euro për të përmirësuar përgatitjen e FA në Shqipëri. Nuk ka ndonjë rrugë të shkurtër për të arritur në BE përveç përformancës së duhur në reforma.

Ndërkohë Rama u shpreh optimist, duke deklaruar se ka një plan të qartëpër të mbyllur negociatat deri më 2027.

Edi Rama: Kemi një peruiudhë dyvjeçare që rakordon me 2030 për Bashkimin Europian. Plani ynë i qartë, të mbyllim negociatat deri më 2027 dhe jemi të përgatitur për këtë, punojmë çdo ditë për këtë, ambicia është brenda vitit që të phapim të gjithë grupkapitujt, është pjesë e planit kur them ambicie, për t’u arritur dhe dakordësua. Është realitet përderisa BE ka hapur derën, e për herë të parë pas shumëe shumë vitesh kur dera u mbyll, që nga Kroacia, dera është rihapur dhe është konkrete, për interesa të përbaahskëta dhe strategjike. Padyshim kjo lidhet edhe me punën tonë dhe puna jonë nuk duhet të ndërpritet për asnjë moment. Pasaporta e BE është pjesë e anëtarësimit, në momentin që e marrim bëhemi të BE, pra nuk është vetëm pasaportë shqiptare por edhe BE dhe fitohen të drejtat që rrjedhin nga drejtat e BE-së. Nuk na ndal askush dhe jam i bindur se më 11 maj do marrim rezultatin e zakonshëm dhe nuk na ndal askush, sepse çdo lëkundje mund të sjellin pasoja që nuk lidhen me ne, por me dinamika të tjera që mund të na mbyllin derën prapë.

Poll

MOS HUMB