Politikë

Arrestimet e SPAK në Universitetin Bujqësor, Rama: Masa pa gjyq! Rektori flet nesër në grupin e PS

Kreu i qeverisë njofton se nesër në orën 09:00, Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku në lidhje me hetimin.

F.I
Arrestimet e SPAK në Universitetin Bujqësor, Rama: Masa pa gjyq!
Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reagur lidhur me masat e sigurisë që janë marrë për stafin dhe pedagogët e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Rama i konsideron masa pa gjyq për një procedurë të disa viteve më parë.

Kreu i qeverisë njofton se nesër në orën 09:00, Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku në lidhje me hetimin.

Edi Rama: Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më pak se 30 milionë lekë! Vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht, në një moment historik kthese për Universitetin Bujqësor që ka hyrë në rrugën e transformimit me synim njehsimin e plotë të diplomave me Universitetin BOKU të Vienës në Shqipërinë2030.

SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës. Raportohet se janë lëshuar 5 masa arrest me burg, 10 arrest në shtëpi, 9 detyrim paraqitjeje. Dyshohet për abuzim me tenderat./ZËRI

Poll

MOS HUMB