Politikë

Arrestimi dhe pezullimi i Ballukut, duhet të vendoset nga Kuvendi? Përfaqësuesi i qeverisë: Po, mbron edhe interesin publik

Jonuzaj ka deklaruar se masa e sigurisë e pezullimit dhe arrestimit të ministrit duhet të zbatohet me autorizim të Kuvendit jo me vendim gjykate.

F.I
Arrestimi dhe pezullimi i Ballukut, duhet të vendoset nga Kuvendi?
Herald Jonuzaj

TIRANË-Në Gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca për rastin e Belinda Balluku, ku po shqyrtohet ankimi i kryeministrit Edi Rama pas pezullimit të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës. Përfaqësuesi i Kryeministrisë, Herald Jonuzaj, i pyetur nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari ka deklaruar se masa e sigurisë e pezullimit dhe arrestimit të ministrit duhet të zbatohet me autorizim të Kuvendit jo me vendim gjykate.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari: Masa e sigurisë e pezullimit të ministrit nuk duhet të vendoset fare apo duhet të vendoset me autorizim të Kuvendit?

Përfaqësuesi i Kryeministrisë, Herald Jonuzaj: Duhet të vendoset me autorizim të Kuvendit, ne e kemi sqaruar edhe në kërkesën tonë fillestare, që përsa kohë kemi cënim të ushtrimit të veprimtarisë së ministrit i cili është i barazuar me imunitetin e deputetit atëhere patjetër që autorizimi duhet të merret te organi përkatës. Nëse Kuvendi jep autorizimin kjo masë mund të vendoset. Kuvendi mbron të drejtën e deputetit për të ushtruar funksionin e tij.

Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari: Prokuroria vjen tek Kuvendi dhe Kuvendi jep autorizimin për arrestimin, a mbron në një fare mënyre edhe interesin publik për të garantuar integritetin e hetimeve?

Herald Jonuzaj: Patjetër që po mbron edhe interesin publik. 

Poll

MOS HUMB