
TIRANË- Kryeministri Edi Rama është pyetur sot në lidhje me arrestimin e Ilir Metës nga forcat speciale, veçanti për mënyrën se si është ndaluar ish-presidenti i vendit gjatë operacionit të Policisë së Shtetit. E njëjta pyetje i është drejtuar edhe presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranës. Në fjalën e saj, diplomatja u shpreh se nuk i komenton çështjet e drejtësisë, e po të njëjtin qëndrim mbajti dhe kreu i qeverisë. Ndër të tjera, Rama shtoi se komentin e bën vetëm kur ka një vendim të formës së prerë dhe raste të veçanta, duke nënkuptuar këtu çështjen e Ervin Salianjit.
PJESË NGA BISEDA:
Pyetje: Ne kemi hapur kapitujt e parë, por mesa ju kam ndjekur jeni ndër të paktat që nuk jepni një afat konkret për anëtarësimin. 2030 është një afat i mundshëm për t'u anëtarësuar?
Von der Leyen: Procesi varet nga meritat e çdo vendi. Nëse gjërat ecin siç duhet, ndoshta i hapim të gjithë kapitujt deri në fund të vitit të ardhshëm. Por duhet bërë e gjithë puna për t'u bërë shtet anëtar.
Dy ditë më parë është arrestuar ish-presidenti, keni një koment?
Von der Leyen: Nuk do të bëj komente për procedime gjyqësore.
Rama: Ju e dini përgjigjen, unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj, por edhe për faktin se që kur kemi nisur reformën në drejtësi dhe ajo ka filluat të zbatohet, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk bën komente për çështje që i takojnë drejtësisë. Kur ndodh që çështjet të përmbyllet, mbase në ndonjë rast ia vlen që të bëhet ndonjë koment, sidomos kur vihet në vend drejtësia lidhur me fenomen katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkrekt i takon vetëm drejtësisë./ZËRI