Politikë

Arrestimi i kandidatit të “Nisma Shqipëria Bëhet”, Lapaj replika me Ballën: Isufi nuk përfaqëson koalicionin, nuk na ndalni dot!

Më tej, ai u shpreh se shpifjet e krijuara nga kundërshtarët politikë, nuk e ndalin dot.

I.F
Arrestimi i kandidatit të “Nisma Shqipëria Bëhet”,
Adriatik Lapaj

TIRANË- Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” ka reaguar pas arestimit të kandidatit të kësja force politike Ergys Isufi, i cili u kap me një dozë kokaine. Lapaj iu përgjigj Ballës përmes një postimi në rrjetet sociale duke u shprehur se ai nuk përfaqësonë koaliconin. Më tej, ai u shpreh se shpifjet e krijuara nga kundërshtarët politikë, nuk e ndalin dot.

“Faleminderit Taulant! Nuk do i'a dilni të më shantazhoni!

Për etikë, shtetasi në fjalë që ishte subjekt i ngjarjes që sot pushteti hodhi për konsum elektoral nuk përfaqëson më Koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet".  Nuk ka metodë të ish-sigurimit të shtetit që na ndal. Jo 1 po 100 metoda të përdorni ju, nuk kthehemi pas. Keni kaq muaj me ligësi, sajesa, kurthe, por nuk i'a dolët dot. Sot në finale pasi nuk më ndalët dot me 100 shpifjet e kaluara, gjetët një metodë tjetër.

Po si i paaftë që je dole e ulërite se kush fshihet pas! Ty të njeh i madh e i vogël çfarë përfaqëson. Pasi nuk u funksionoi joshja, kaluat te zanati juaj. Unë prapë të them: Nuk ka kthim pas! Do shkojmë në zgjedhje të parakohshme po ishte në dorën tonë. Do t'ua çmontoj dhe këtë maskarallëk sido të ketë ndodhur! U'a tha i ndjeri Pjetër Arbnori, ju jeni specialista. Ti shiko shokët te vendi dhe kujdes se mos u bashkohesh! Qytetarëve u kërkoj të jenë të qetë e të mos manipulohen nga pushteti që qeveris me baronët e krimit! Votoni masivisht nr. 6 që i ka lebetitur!”, shkruan Lapaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB