Politikë

Arrestimi i Veliajt, Berisha: Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës

Kryedemokrati tha se arrestimi i Veliajt ndodhi për shkak të protestave të PD-së dhe qytetarëve. 

F.I
Arrestimi i Veliajt, Berisha: Dorëheqjen e menjëhershme e Edi
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend ka komentuar arrestimin e Erion Veliajt. Berisha kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kryedemokrati tha se arrestimi i Veliajt ndodhi për shkak të protestave të PD-së dhe qytetarëve. 

"Dorëheqjen e menjëhershme e Edi Ramës, kreut të piramidës së krimit. Opozita. Asnjë diskutim që është organizatë kriminale. Pa dyshim, dhe kjo që ndodhi është meritë e qytetarëve dhe opozitës. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë, për faktin se është një kukull e Soros në Shqipëri dhe është koka e krimit në Shqipëri. 

Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, sot njeriu që bashkëudhëhoqi, rikthimin më të madh në historinë e njerëzit me votën e lirë, rikthimin e presidentit Donald Trump, u tha shqiptarëve se Edi Rama është një kukull e shpifur monstrës së njerëzimit, armikut të njerëzimit Xhorxh Soros. Sot kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan ju tha sot shqiptarëve se, aleati i vërtetë i SHBA është Sali Berisha dhe PD.

Unë jam këtu për tu zotuar në mënyrë solemne, se desorofikimi i Shqipërisë, është përparësi absolute. Se kjo farë e keqe që mbolli Soros, do të ndjekë fatin e farës së keqe që ka në Uashington. Ky kreu i krimit në Shqipëri, a nuk ishte ky, që rrafte gjoksin se me kukullën Xhorxh Sorosin, me gënjeshtarin kryesor Antony Blinken bënë puçin kundër opozitës shqiptare, kundër pluralimizimit shqiptar.

Sot çdo shqiptar mori mesazhin e qartë: se me Xhorxh Sorosin lidhi, me një armik publik të SHBA-së, Shqipërisë dhe mbarë njerëzve të lirë dhe ju të tillë jeni. Ku je Edvin sa miliona euro ke marrë më bashkëshorten tëndë nga paratë e helmit të tij. Ku je o Çuç, sa miliona ka marrë Delina nga paratë e krimit të Xhorxh Sorosit. Ku jeni, ku jeni ju që me praktikat e Sorosit rikthyet burgosjen politike, torturat politike, persekutimet politike.

Keni turp apo jo, ju. Keni ju minimumin e ndërgjegjes njerëzore. Po Ilir Meta ishte njëri prej jush dhe e morët dhe e torturuat në publik si bandit. Dora e secili prej jush është në atë goditje, përderisa duroni në krye një padriono. Përderisa duroni në krye një armik të egër të betuar të pluralizmit, po aq sa i ati i tij, që firmoste varjen e Havzi Nelës në lira. Ku është ai, ku është. Ku është Edi Rama, ti shoqja e Erion Veliajt. Që para nja dy javësh i thoshte, motra, shoqja, zonja. Na thoni pak, ku e keni Erionin tani, na thuaj. Ka vetëm një rrugë, keni vetëm një shteg.

Të sjellim këtu Edi Ramën, ti japim duart kreut të doktrinës së përbindëshit ç’njerëzor Xhorxh Soros në Shqipëri. Njeriu që rrahte gjoksin se zvarriste ish-presidentin në rrugë", tha Berisha.

Sot, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.  Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në 9 raste./ZËRI

Poll

MOS HUMB