Politikë

Bardhi përplaset me Spiropalin: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e kryebashkiakut

Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit e të Tiranës për mosveprim në grumbullimin e djeshëm te SPAK nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

F.I
Bardhi përplaset me Spiropalin: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e
Gazment Bardhi

TIRANË-Kreu i grupit parpalmentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi akuzoi ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit e të Tiranës për mosveprim në grumbullimin e djeshëm te SPAK nga punonjësit e Bashkisë së Tiranës.

"Emrin s’ia dimë ministrit të Brendshëm, dimë që është emëruar nga bandat. Por dua të denoncoj precedentin e djeshëm ku një turmë kanë pushtuar ambientet e jashtme të SPAK dhe nuk a pasur polici për grumbullimin e paligjshëm, mungesa e policisë atje, me një grup personash të filmuar dhe identifikuar, drejtorët e bashkisë së Tiranës që urdhëronin punonjësit e administratës që të dilnin në mbështetje të një personi të akuzuar për miliona euro vjedhje. Jo vetëm që nuk ka pasur asnjë veprim për tubimin e paligjshëm dhe mungesë të Policisë duke mos vepruar, por u pengua edhe transferimi i të arrestuarit për korrupsion për ta dërguar anë paraburgim."-iu drejtua Bardhi.

Pas deklaratës së tij, ka ndërhyrë kryeparlamentarja Elisa Spiropali, duke i kërkuar Bardhit të përfundojë fjalën e tij dhe të respektojë dinjitetin njerëzor.

Gazment Bardhi: Punonjësit batakçi, hajdutë të bashkisë së Tiranës.

Elisa Spiropali: Nuk jua lejoj, keni quajtur njerëz të korruptuar, hajdutë nga ai mikrofon pa vendim gjykate. Respektoni prezumimin e pafajësisë, dinjitetin njerëzor. Keni ditë e vite që nuk respektoni minimunin njerëzor. Sa herë që u vjen në derë, në anën tjetër nuk lini njeri pa I çuar para dyerve të SPAK për ti quajtur kriminelë e grup I strukturuar kriminal. Lejoni drejtësinë të bëjnë punën e saj pa ndikime politike e mediatike.

Gazment Bardhi: Mos e vuaj kaq shumë arrestimin e Erion Veliajt. Ndryshe nga ju unë nuk jam në parlament për të nbrojtur një të korruptuar dhe shantazues prokurorësh.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. GJKKO vendosi ta lejë në burg kryebashkiakun e Tiranës pas një seance maratonë prej rreth 7 orësh një ditë më parë. Masa ndryshoi vetëm për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa e cila nga arrest shtëpie u la në detyrim paraqitje dy herë në muaj, si dhe i është marrë pasaporta. Pas kësaj faze, Veliaj pritet të bëjë ankimimin e vendimit dhe kërkojë ndryshimin e masës së arrestit. Në "detyrim paraqitje" janë lënë edhe 5 biznesmenë: Gentian Sula; Fatmir Bekteshi; Shkëlqim Fusha; Sokol Kryeziu dhe Meriman Palushi./ZËRI

Poll

MOS HUMB