Politikë

"Bashkia nuk ka kokë", Rama: Veliaj ishte talent, 'e hëngri' pushteti

Rama shprehet se është një Bashki pa kokë, ku sot nuk ka në krye një të deleguar, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli.

F.I
"Bashkia nuk ka kokë", Rama: Veliaj ishte talent, 'e
Edi Rama dhe Erion Veliaj

TIRANË-Kryeministri Edi Rama në videon e ndarë rreth sezonit të ri të podacstit të tij 'Flasim', gjatë një interviste me rreth 300 pyetje është ndalur edhe në situatën e Bashkisë së Tiranës. Rama shprehet se është një Bashki pa kokë, ku sot nuk ka në krye një të deleguar, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në qeli. Një koment e ka edhe për vetë kryebashkiakun, ku gjatë intervistës kreu i qeverisë deklaron se Veliaj ishte një talent, por sipas tij nuk e mbajti dot peshën e pushtetit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

"Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social, politik dhe ekonomik ky që një kryeqytet të drejtohet pa kokë. Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme, ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra,"- shprehet Rama.

Veliaj ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit 2025. Ai së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, akuzohen për korrupsion në 9 raste. Mbi Veliajn rëndon gjithashtu akuza për 'shpërdorim detyre', 'pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale', 'futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim' dhe refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim./ZËRI

Poll

MOS HUMB