Politikë

Batutat e Ramës me Macron për Trump, reagon Shtëpia e Bardhë: Ka bërë shumë...

Shtëpia e Bardhë ka reaguar me një përgjigje diplomatike, duke mos komentuar asnjë palë.

F.I
Batutat e Ramës me Macron për Trump, reagon Shtëpia e
momenti nga batuta

TIRANË-Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Edi Rama në formën e batutës për Presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në lidhje me një lapsus që presidenti i SHBA-ve ka bërë, duke ngatërruar Armeninë me Shqipërinë.

Shtëpia e Bardhë e pyetur nga gazetari Xhoi Malësia, nëse komentet e Ramës janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marëdheniet dypalëshe, ka reaguar me një përgjigje diplomatike, duke mos komentuar asnjë palë.

“Presidenti Trump Ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”-u shpreh nënsekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Anna Kelly.

Batutat e Ramës me Macron për Trump, reagon Shtëpia e
reagimi

Momenti i humorit mes tre liderëve bëri jehonë ndërkombëtare dhe u përshkruan si tallëse nga disa prej mediumeve më prestigjoze të botës. Vetë kryeministri Edi Rama, u shpreh se ishte një moment humori e miqësor, për më tepër që sipas tij, ndodhi mes njerëzve që janë admiruesit më të mëdhenj të Presidentit Trump. Më tej, Rama vlerësoi rolin e Trump në vendosjen e paqes, atje ku të tjerët provuan por dështuan./ZËRI

Poll

MOS HUMB