Politikë

Rama “hap” fushatën e Tiranës! PD jep nesër kandidatin? Arlind Qori hyn në garë

Takimi mes Ramës dhe socialistëve të kryeqytetit po zhvillohet në një prej hoteleve në qendër të Tiranës.

F.I
Rama “hap” fushatën e Tiranës! PD jep nesër
Edi Rama, Arlin Qori, Erion Veliaj dhe Sali Berisha

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot strukturat politike të Tiranës në kuadër të punës për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Në takim morën pjesë dhe ministrat dhe ish-deputetët e Tiranës. Rama e ka shpallur Ogerta Manastirliun kandidaten për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e parakohshme, e cila së fundmi mbajti postin e drejtuese politike të Tiranës dhe ish-Ministre e Arsimit. Belinda Balluku është e besuara e kryeministrit Edi Rama për drejtimin politik të Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen pas shkarkimit të Erion Veliajt.

Teksa mazhoranca ka gjithçka gati për zgjedhjet, Partia Demokratike ende nuk e ka një kandidat për garën në Bashkinë e Tiranës. Opozita do të mbledhë mesditën e nesërme Kryesinë, ku pritet që të jenë në qendër diskutimet për zgjedhjet e pjesshme. Sipas njoftimit, bëhet me dije se grupi i punës do të informojë rreth ecurisë së bisedimeve me aleatët në lidhje me përfaqësimin e PD në zgjedhjet vendore. Kreu i PD, Sali Berisha tha se opozita i ka gati kandidatët e saj për zgjedhjet në 6 bashkitë e vendit, dhe se brenda javës mund të prezantohte kandidati për Tiranën.

Ndërkohë Arlind Qori do të jetë kandidat i Lëvizjes Bashkë për Tiranën në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Pasi refuzoi çdo bashkëpunim me opozitën, Lëvizja Bashkë ka vendosur që të rikandidojë Qorin për postin e kryebashkiakut.

Prag zgjedhjesh por, Erion Veliaj, nuk ka hequr dorë nga posti, ku ka bërë një ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të 25 shtatorit për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës dhe më pas ka ankimuar edhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet.

Zgjedhjet e pjesshme të bashkisë së Tiranës që do të zhvillohen më 9 nëntor. Data u dekretua nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB