
TIRANË- Për më shumë se dy orë vazhdon debati në Komisionin Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj kërkon prezantim me "Powerpoint", ndërkohë kjo kërkesëështë refuzuar nga opozita.Për materialet që Beqaj ka me vete, Vokshi kërkon që t'i kalojnë për administrim Komisionit Hetimor. Ndërsa Beqaj ngul këmbë dhe kërkon që të tregojë se në vitin 2014, autoklavat i ka gjetur në gjendje skandaloze.
PJESË NGA DEBATI:
Beqaj: Kam paraqitur një kërkesë proceduriale. Prandaj thashë do të flasë avokati, jo unë.
Vokshi: Mu përgjigjët ju. Nëse keni deklaratë ma jepni. Unë zbatoj ligjin.
Beqaj: Dua të tregoj në çfarë gjendje skandaloze ishte autoklava që gjeta unë në vitin 2014. Bëra një kërkesë të flasë avokati. Ju nuk e latë. Ndërkohë pashë dje që latë avokatin e zotit Rrapaj të flasë. Deklarata thuhet deklaratë e kontekstualizuar.
Vokshi: Nëse doni të bëni deklaratë apo doni të vazhdoni me pyetjet. Ose bëni deklaratën dhe vijojmë. Ç’më duhen mua, mi jepni dhe i administrojmë ne. Jepini fjalën avokatit për të shpjeguar kërkesën proceduriale. Ose vijojmë me pyetjet dhe ju hiqet e drejta e deklaratës./ZËRI