Politikë

Beqaj do prezantim me "PowerPoint"/ Ndreca përplasjet me Vokshin, socialisti: Vendosim ne se jemi shumicë

Kërkesa u dorëzua nga avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj. Por sapo ndodhi u rrëzua nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi.

k.m.
Beqaj do prezantim me "PowerPoint"/ Ndreca përplasjet me Vokshin,
Albana Vokshi dhe Plarent Ndreca

TIRANË- Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj për të bërë mbrojtjen e tij me "PoëerPoint" ka shkaktuar debate në mbledhjen e Komisionit Hetimor për koncensionet në Shëndetësi. Kërkesa u dorëzua nga avokati i Beqajt, Ermal Yzeiraj. Por sapo ndodhi u rrëzua nga kryetarja e Komisionit Hetimor, Albana Vokshi. Vendimi u kundërshtua nga nënkryetari Plarent Ndreca, e kështu mes palëve nisi një përplasje e re. Për të diskutuar jashtë 'syve' të kamerave, Vokshi lajmëroi disa minuta pushim nga mbledhja, e cila nuk ka rinisur ende. 

PJESË NGA DEBATET:

Ilir Beqaj: Në bazë të ligjit në statusin juridik ligji përcakton kur ju merrni lejen për dëshminë gjykata ju jep dhe një kornizë. Dua të di nëse ka ndonjë kornizë nga gjykata.

Albana Vokshi: GJK e ka përcaktuar që hetim parlamentar nuk ka ndonjë mbi vendosje për hetimin ndaj një dëshmitari. Sikurse kemi vepruar me dëshmitarët e tjerë duke ju siguaruar për të gjithë hapat me konsensusin e deputetëve të këtij komisioni, ju ftoj të vazhdojmë me deklaratën.

Plarent Ndreca: Nuk kemi kufizim të ardhur nga SPAK, nuk është shoqëruar me ndonjë kufizim të caktuar për këtë çështje.

Ilir Beqaj: Nga deputetët iniciues shpesh është thënë për të të informuar publikun. Edhe unë dua të në një prezantim me zë figurë numra atë çka kemi përgatitur.

Albana Vokshi: Ju lexova të drejtat që jep ligji. Kodi i procedurës penale sikurse me çdo dëshmitar tjetër ka patur, brenda të drejtave që ligji përcakton, pa humbur kohë do doja të kalojmë te deklaratë e kontekstualizuar paraprake dhe sa më konçize. Është një dëshmi që e kemi kërkuar dhe pyetjet janë të shumta

Plarent Ndreca: Ne nuk kemi kufizim nga dokumentacioni i ardhur nga SPAK.

Ilir Beqaj: E dyta, në vijim të asaj që kam mundur të ndjek nga komisioni dje, nga deputetët inicues është thënë për të informuar publiku. Ndaj dua të them për publikun me zë e figurë e shifra.

Albana Vokshi: Ne si komision respektojmë të gjitha të drejtat për një deklaratë të konstetualizuar paraprake.

Plarent Ndreca: Jemi njohur me një komunikim të kryetares me avokatin, jo në emër të komisionit.

Albana Vokshi: Jo nuk lejohet. Flas në emër të Komisionit.

Plarent Ndreca: Kërkesa e bërë nga zoti Beqaj përmes avokatit të tij...

Albana Vokshi: Edi Rama ka zgjedhur një person nën akuzë që ka edhe dëshmitarin. Nuk më impresiononi fare.

Plarent Ndreca: Ju po tentoni që të intimidoni njerëzit. Zoti dëshmitar ka për detyrë që të bëjë një deklaratë.Ky është mendimi i shumicës

Albana Vokshi: Ato deklarime të shkojë dhe t'i bëjë tek Gjykata.

Plarent Ndreca: Heqja e të drejtës për të folur është shkelje e rëndë e ligjit dhe e Kushtetutës së Shqipërisë. Do ta lini të flasë apo jo? Ju doni të flasë si doni ju? Ne duam ta dëgjojmë.

Albana Vokshi: Shkoni në Surrel, këtu jo.

Plarent Ndreca: Ne duam ta dëgjojmë.

Albana Vokshi: Kush je ti?

Plarent Ndreca: Ne jemi shumica, ne vendosim.

Edona Bilali: Po le ta lexojë... 

Albana Vokshi: Ua Edona qetësohu se nuk e ke më në Shkodër. Do bëjë deklaratë atë që i lejon ligji, asnjë gradë më shumë. Pse nuk u hodhët kështu për të tjerët? I pari që guxoi ta kërkonte ishte Arben Ahmetaj dhe nuk iu lejua./ZËRI

Poll

MOS HUMB