Politikë

Berisha denoncon: Ja provat e ‘trenit bullgar’ në Elbasan, fletë votimi u gjetën lokalin e vëzhguesit të PS

Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e djeshme deputetit të ardhshëm të Elbasanit, i cili ka shkuar edhe ka gjetur fletë votimi, lista votuesish dhe materiale të tjera zgjedhore.

k.m.
Berisha denoncon: Ja provat e ‘trenit bullgar’ në Elbasan,
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se në fshatin Pekisht të Elbasanit, në një bar-kafe në pronësi të kryeplakut të Peshkishit, Dervish Beqiri. Sipas pamjeve të siguara nga kandidati për deputet në listën e Elbasanit, Bledi Himçi. Ky i fundit ka shkuar vetë në lokal, aty ku edhe ka gjetur materiale zgjedhore dhe shuma të konsiderueshme parash, në disa lloje të ndryshme kartmonedhash.

Sipas Berishës, informacioni i është përcjellë mbrëmjen e djeshme deputetit të ardhshëm të Elbasanit, i cili ka shkuar edhe ka gjetur fletë votimi, lista votuesish dhe materiale të tjera zgjedhore. Për Berishën, ky ishte një shembull dhe dëshmi se në zgjedhjet e 11 majit kishte ndodhur “treni bullgar”.

“Treni bullgar mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty,”-u shpreh Berisha, duke iu referuar një praktike të njohur për manipulimin e votave, të lidhur me patronazhistët e Partisë Socialiste sipas tij.

PAMJET ME VIDEO: 


Berisha theksoi se ngjarja është e ngjashme me raste të tjera të denoncuara më herët në zona si Kashari dhe Astiri.

NJOFTIM PËR SHTYP

Berisha denoncon skandalin e ‘trenit bullgar’ në Elbasan: Ja provat e gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS

‘Treni bullgar’, që u aplikua gjerësisht në Shqipëri, mbeti në stacionin e Pekishtit. Doli nga shinat dhe mbeti aty. Pas një informacioni që deputeti i ardhshëm i Elbasanit, Blendi Himçi mori mbrëmë se në fshatin Pekisht, në bar-kafenë e kryeplakut të fshatit Dervish Beqiri, vëzhgues besnik i PS, ndodhen sasi e konsiderueshme materialesh votimi, fletë votimi, lista votimi dhe narko-euro. Siç keni parë ju, në rastin e Kasharit, në rastin tek Astiri dhe në raste të tjera, ku paralel me qendrat e votimit ishin ngritur zyrat e ‘trenit bullgar’ nga patronazhistët, kjo pra ishte një praktikë shumë e përhapur. Sot në mëngjes herë, zoti Himçi shkoi vetë në bar-kafenë e Dervish Beqirit, hyri brenda dhe në vendin ku ishte informuar u gjet i gjithë materiali zgjedhor që do paraqesim tani para jush. Këto që shihni ju janë fletët e votimit, listat e votimit të gjetura, që kishin kaluar prej disa netësh dhe flinin në bar-kafenë e Dervish Beqirit. Dervish Beqiri është vëzhgues i PS, bashkia Peqin, KZAZ me numër 45, qendrat e votimit 2292-2293. Tani e shikoni tavolinën plot me euro, karta identiteti, bollëk i madh. Kjo është tavolina e krimit elektoral. Këto janë listat. Janë 117 fletë listash votimi me vula, siç e shihni. Kjo është fytyra e vërtetë e Edi Ramës. Ai kurs, ai u zhvillua pikërisht për të mbuluar këtë. Se këto nuk ka sy që nuk i sheh që janë reale. Por partia e krimit, Edi Rama për t’i hapur rrugë, shteg ‘trenit bullgar’, krijoi disa fake fletë votimi, se gjoja do të mësonte socialistët si të votonin. Këto ishin thjeshtë për të maskuar këtë akt që kanë bërë. Bashkitë kanë shpërndarë fletët e votimit tek qendrat paralele të krimit ku janë dorëzuar, ose kuti të mbushura, ose treni bullgar, ka disa mënyra realizimi i tij...Tani siç e dini janë dy votime të veçanta. I diasporës është i veçantë dhe çdo votë është vlerësuar dhe do vlerësohet në përputhje me ligjin. E njëjta gjë do bëhet me procesin e përgjithshëm, por në aspekte të tjera. Ja për shembull, urdhëro. Çfarë tregon kjo? Kjo tregon se në dy qendrat ose janë vendosur kuti të mbushura paraprakisht, gjë që nuk mund të jetë pa shenja. Jo, nuk ndodh pa shenja. Ose pastaj është aplikuar ‘treni bullgar’. Por fletët e votimit nuk mund të jenë kurrë në këtë formë jashtë qendrës së votimit. Ato janë dhënë vetëm për këtë përdorim./ZËRI

Poll

MOS HUMB