Politikë

Berisha i vuri ultimatum, Rama poston videon "e koduar": Ja bufi, specie shumë armiqësore

Rama bën shpjegimin se çfarë është bufi i kënetës, por në asnjë moment nuk e përmend me emër se për kë e ka krahasimin. 

k.m.
Berisha i vuri ultimatum, Rama poston videon "e koduar": Ja bufi,
Buf kënete

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka etiketuar sërish kryedemokratin Sali Berisha si "buf kënete". Në rrjetet e tij sociale ka postuar sërish një video duke "sqaruar" edhe se përse ka zgjedhur pikërisht këtë nofkë për kundërshtarin e tij politik. Në krah të videos, Rama bën shpjegimin se çfarë është bufi i kënetës, por në asnjë moment nuk e përmend me emër se për kë e ka krahasimin. 

Edi Rama: Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit.

VIDEO:

Poll

MOS HUMB