Politikë

Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës! Berisha nga SPAK: Besuam se aty ishte Rama, nuk e dinim që brenda ishin artistët

Kryedemokrati shprehu keqardhje për artistët e huaj, teksa shtoi se protestuesit kishin informacion se në vilë ndodhej kryeministri Edi Rama. 

F.I
Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës! Berisha nga SPAK: Besuam se aty
Sali Berisha

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Jashtë ambjente të SPAK, gjatë një komunikimi për mediat Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me sulmin me molotovë drejt vilës së Enver Hoxhës gjatë protestës së të shtunës së opozitës, ku rezultoi se brenda saj ndodheshin edhe artistë të huaj.

Kryedemokrati shprehu keqardhje për artistët e huaj, teksa shtoi se protestuesit kishin informacion se në vilë ndodhej kryeministri Edi Rama. Po ashtu, Berisha tha se nuk e dinte që ish-vila e diktatorit ishte bërë qendër kulturore dhe se ishte kundër kësaj.

Sali BerishaKanë fut njerëz të policisë kriminale që t’u thonë protestuesve se banon Rama. Fillimi i sulmit ka ardhur me besimin se aty është Rama. Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar për vlerat e njeriut, për 40 mijë të internuar, e 120 mijë të persekutuar. Ajo qendër kulturore vetëm mendja e sëmurë e Ramës, që e adhuron Hoxhën, mund ta bënte. Ai mund të ishte muze u torturave çnjerëzore të diktaturës. Prania e atyre dy të huajve është keqardhje e madhe për mua, se nuk dua të krijoj shqetësime. Unë e mora vesh se është qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja. Se çfarë qendre kulturore mund të jetë shtëpia e diktatorit e Edi Rama. Duhet qendër e antikulturës.

Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione gjatë mbrëmjes së 28 shkurtit, kur protestues hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, teksa brenda ambineteve ndodheshin shtetas të huaj, pasi godina është kthyer në një ambient pritës për artistët./ZËRI

Poll

MOS HUMB