Politikë

Berisha non-grata në SHBA, LaCivita: Vendimi i Biden ishte ndërhyrje në zgjedhje

Megjithatë ai tha se nuk e ka parë kontratën e lobingut të Partisë Demokratike.

F.m
Berisha non-grata në SHBA, LaCivita: Vendimi i Biden ishte ndërhyrje
Chris LaCivita

TIRANË- Këshilltari amerikan i Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka folur dhe për shpalljen non-grata të kryedemokratit Sali Berisha. I ftuar në Top Story, La Civita tha se vendimi i marrë në atë kohë nga administrata Biden, ishte një ndërhyrje në zgjedhje. Megjithatë ai tha se nuk e ka parë kontratën e lobingut të Partisë Demokratike.

Pjesë nga intervista:

Si qëndron marrëdhënia me lobimet në SHBA? Sa normale janë ato? Ç’do të thotë ky lobim, është e nevojshme kjo kontratë për Berishën?

LaCivita: Së pari nuk bëj lobim, jam strategjist politik. Unë nuk e kam parë kontratën. Kontrata ime është palë me PD, të përgatis mesazhin e doktor Berishës për të pushuar nga puna Edi Ramën.

Pse duhet të ketë një kontratë lobimi për të hequr këtë padrejtësi? Është çështje e padrejtë që duhet të hiqet, apo është çështje me lobim?

LaCivita: Së pari, fakti që po bëjmë këtë diskutim, e di që nuk doni të diskutoni për Ramën, pasi është i dështuar. Në SHBA kur administrata e Biden u përfshi dhe Blinken e dha statusin Non grata, çfarë ndodhi? Ndaloi Berishën të udhëtonte në SHBA dhe të takonte diasporën. Në Amerikë këtë e quajmë ndërhyrje në zgjedhje dhe kjo është e korruptuar. Unë nuk përfshihem në qëndrimet e qeverisë amerikane, por jam i kënaqur që kjo temë është hapur në nivel ndërkombëtar.

Personi që Berisha ka sulmuar shumë është Yuri Kim, ka qenë ambasadore e emëruar nga Trump, shikoni kontradiktë?

LaCivita: Jo. Sepse roli i saj ishte ndryshe, nuk ka përvojë të ambasadorja e mëparshme që ka problemet e veta në SHBA. Organizatorja pyeti a ka një sherif të ri, në SHBA ka një sherif të ri.

Poll

MOS HUMB