Politikë

'O Sali, ku i gjete 500 mijë euro'/ Debati në Kuvend, Berisha ofendon socialistin: Taulant Balla, kjo prostitutë politike...

Balla u shpreh se Berisha ka paguar zyrën e avokatisë për t’i hequr non gratën në Londër, duke shtuar se e njëjta zyrë mbron kriminelët serbë kundër UÇK.

k.m.
'O Sali, ku i gjete 500 mijë euro'/ Debati në Kuvend,
Taulant Balla dhe Sali Berisha

TIRANË- Një deklaratë e Taulant Ballës në seancën e sotme ka ndezur "gjakrat" mes pozitës dhe opozitës. Pasi kryedemokrati Sali Berisha pretendoi se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja kishte marrë 500 mijë euro nga 'çunat e Londrës', ndërhyri ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. Balla u shpreh se Berisha ka paguar zyrën e avokatisë për t’i hequr non gratën në Londër, duke shtuar se e njëjta zyrë mbron kriminelët serbë kundër UÇK. Në këtë moment, Flamur Noka tentoi ta qëllonte me shishe uji. 

Më 11 maj do regjistrosh humbjen më të thellë, sa ajo e ‘97 do të duket lule. Ju të tjerët që ju rren mendja se me primare do ju fusë ky në listë, ju s’do plotësoni dot listën e mbyllur. Janë 47 vende në listën e mbyllur ju nuk kapni dot 35 vende. Meqë bëni këtu llogaritë. O Sali, dëgjo këtu. Bëre llogaritë e Veliajt, sa për ato llogari, ato deri më tani janë dyshime. O Sali jep përgjigje popullit thuaj ku i ke gjetur ti, 500 mijë euro në Londër të zyra avokatare që mbrojnë kriminelët serbë kundër UÇK. Thuaj cik shqiptarëve ku i ke gjet 500 mijë euro, meqë akuzon Ulsiun, apo t’u kujtuan 500 mijë eurot e tua dhe ja faturove Ulsiut. Nuk paguan qeveria shqiptare fature avokatie. PS do vijojë të ketë standard, çdo i akuzuar avokatin ta paguajë vet, por prezumimi i pafajësisë është element kryesor,”- tha Balla.

Përgjigjen Berisha ia dha jashtë Kuvendit teksa fliste për mediat, duke e ofenduar socialistin. 

"Ju e dëgjuar Taulant Begoyarisin që bëri një deklaratë për pagesat që kam bërë unë në Angli për avokatin. Tani përgjigja ime: Çdo qindarkë e paguar për të bërë transparencë nga unë dhe familja ime, është bërë në rrugë bankare. Çdo qindarkë është deklaruar në ILDKPI. Asgjë pa deklaruar. Çdo qindarkë është tatuar dhe e ardhur nga burime të ligjshme dhe të deklaruara. Paratë e paguara nuk vijnë nga biznese që ditën fitojnë tendera dhe natën derdhin ryshfete në llogaritë e Jolkës dhe Erionkës, apo të Edit dhe të Lindës, të dyve. Nuk është bërë me eurot apo fondet e taksëpaguesve europianë apo amerikanë, që pëfundojnë në fustanet e Jolkës, në orgjitë e Erionit. Nuk janë paratë e inceneratorit që nuk ekziston, të grabitura nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Nuk janë as paratë e checkup që lë pa ilaçe të sëmurët me sëmundje malinje. Nuk janë paratë e sterilizimit, të grupit të strukturuar kriminal me në krye Edi Ramën. Nuk janë paratë që Edi Rama përmes Duçkëve të tij, i jep për të korruptuar McGonigalin. Nuk janë as nga lidhjet me bandën e Elbasanit, që përdor Taulant Balla kjo prostitutë politike për të burgosur kundërshtarët e tij politikë. Kjo është deklarata lidhur me ato ç’ka tha njeriu me 5 mbiemra, njeriut të cilit prap ua kam lexuar dhe lexoj, sepse është minierë në botën e nëndheshme,"-tha Berisha në fjalën e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB