Politikë

Berisha publikon videon: Momenti kriminal i ndarjes së parave për vota në Babrru

Berisha thekson edhe njëherë se për këtë dhe shumë arsye të tjera, zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen pasi janë një farsë elektorale.

F.m
Berisha publikon videon: Momenti kriminal i ndarjes së parave për vota
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka publikuar një video ku shihet një grua me një tufë parash në dorë. Në deklaratën për media, Berisha thotë se gruaja është filmuar në Babrru, në Tiranë, duke shpërndarë para për blerje votash. Sipas kryedemokratit, personat në video janë të identifikuar plotësisht dhe janë eksponentë të Partisë Socialiste, por që nuk ka nisur asnjë hetim për ta. Berisha thekson edhe njëherë se për këtë dhe shumë arsye të tjera, zgjedhjet e 11 majit nuk do të njihen pasi janë një farsë elektorale.

Fjala e Berishës:

Narkoqeveria e kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, nuk u mjaftua me shpërndarjen e 76 milionë eurove, 100 euro për pensionist, në total 48 përqind të votuesve për blerjen e votës. Me dhurimin e 200 milionë eurove gjoba dhe kamata 2 ditë para zgjedhjeve. Nuk u mjaftua me firmosjen e dhjetëra mijëra lejeve të legalizimit, certifikatave të pronësisë. Me përdorimin e dhjetëra mijëra automjeteve, të gjitha të shtetit dhe pa asnjë lidhje me fushatat elektorale.

Nuk u mjaftua me punësimin e mbi 10 mijë punonjësve për votë në qeverisjen lokale dhe qendrore, por ajo kaloi direkt dhe në blerje vote duke shpërndarë fshehtas para për zgjedhësit shqiptarë. Natyrisht shpërndarja e fshehtë e parave është vështirë të kapet sepse ata që kryejnë këtë krim elektoral, bëjnë ëdo gjë që të fshihen gjurmët e tij dhe të mos dalë. Megjithatë kamerat e qytetarëve syëelët kanë filmuar momentin kriminal të ndarjes së parave për vota. Dhe kjo jo të themi pas Dajtit apo në Mokër apo në Tropojë apo në zonat më të largëta.

Jo, kjo në Tiranë, në Babrru dhe urdhëroni videon që do u paraqes sot para jush. Personazhet në video janë të identifikuar plotësisht. Janë eksponentë të thekur të PS. Të bëjmë një marrëveshje: A mund të quhen zgjedhje, zgjedhjet në të cilat shteti, i quajtur shtet, përdor të gjithë financat e tij për të blerë vota?

Përdor të gjithë fuqinë ekzekutive, me leje, me licenca, etj, për të blerë vota. A mund të quhen zgjedhje ato në të cilat shteti licencon mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis nga 200 hektarë që parashikon ligji ëdo vit? A mund të quhen zgjedhje? Se duhet të bëjmë një marrëveshje fjale. A mund të quhen zgjedhje kur shteti përdor në kundërshtim me ligjin 500 milionë euro prokurime? Kur shteti në kundërshtim me ligjin jep peshqesh 100 euro në kulmin e fushatës. Fal 200 milionë euro. Po marr vetëm këto, për të mos thënë pastaj ndikimin e tmerrshëm të karteleve. Pra, unë po flas ëarë është shteti. Narkoshteti është akoma më i zi. Sepse ju e patë, si e ndjeni ju veten si qytetare kur përfaqësoheni nga Sara Mile, e cila del nga anonimati me 20 e ca mijë vota?

Mund të përfaqësojë ajo një njeri të ndershëm, pavarësisht nga bindjet politike? Si e ndjen veten qytetari kur përfaqësohet nga Arkend Balla, i cili nga viti 2021 në vitin 2025 ka dhjetëfishim të votave? Se ishte i lirë në vitin 2021 dhe u kap në vitin 2025. Pra, nuk është problemi këtu as i imi si politikan, as i juaji si gazetare. Është problemi si qytetarë. Çfarë mund të thotë qytetari për këto? Po kjo është jo vetëm farsë, por një farsë poshtëruese që shqiptarët nuk do e pranojnë.

Partia Demokratike siguroi 50 mandate në zgjedhjet e zhvilluara më 11 maj ndërsa Partia Socialiste 83 mandate duke siguruar kështu dhe mandatin e katër të Edi Ramës. Demokratët e kanë cilësuar procesin si një farsë elektorale, të shoqëruar me manipulime, presion mbi votuesit dhe përdorim të strukturave shtetërore për qëllime politike. Duke mos e njohur rezultatin, Partia Demokratike ka paraqitur ankesa zyrtare në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për pesë qarqe, ku janë evidentuar parregullsi të rënda që, sipas saj, kanë cenuar ndjeshëm integritetin e zgjedhjeve. Deri më tani, Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarqet Durrës, Vlorë, Kukës, Korëë dhe Berat dhe Lezhë./ZËRI

Poll

MOS HUMB