Politikë

Berisha: Rama e ka zhdukur Agaçin sepse i kanë kapur laptopin! SPAK do të reformohet me bekimin e Venecias

Berisha pretendon se Agaçi do të jetë subjekti i radhës për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

k.m.
Berisha: Rama e ka zhdukur Agaçin sepse i kanë kapur laptopin! SPAK
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka ngritur akuza për sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçin. Gjatë fjalës së tij në një mbledhje me grupin parlamentar të PD-së, Berisha pretendon se Agaçi do të jetë subjekti i radhës për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kryedemokrati ka krahasuar Agaçin dhe djalin e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, Hunter Biden, duke u shprehur se SPAK ka marrë laptopin e Agaçit.

"Tani Edi Rama është në qark, është në rreth të kuq. Laptopi i Engjëll Agaçit po bëhet si laptopi i Hunter Biden. Po, e ka zhdukur Agaçin. Se Agaçit i kanë kapur laptopin. Dhe laptopi flet dhe do flasë pafundësisht. Dhe Edi Rama nuk ia thotë këtë, mendon se do kalojë çështjen e laptopit duke vënë në arrati Agaçin apo duke e shtruar në spitale. E vërteta është se ajo që shihni ju, ai shfazim, ato sulme të paprecedenta të një pushteti ndaj pushtetit tjetër, janë të lidhura kryekëput me personin e Edi Ramës. E ka kapur frika dhe tmerri i dy dosjeve. Dosja e McGonigalit dhe laptopi i Engjëll Agaçit. Dosja McGonigal është aktualizuar. Ju jeni dëshmitarë. Në mediat amerikane, McGonigali është kthyer si çështje kryesore. Po aty, për çudi, aty nuk po flitet më për McGonigal-Deripaska po flitet për McGonigal-Edi Rama. Është shumë e veçantë dmth. Se McGonigal ka pasur dy dosje. Njërën Deripaska për të cilën është dënuar në Nju Jork, njërën Edi Rama për të cilën është dënuar në Uashington. Tani del në skenë dosja e Uashingtonit. Dosja e Uashingtonit është dosja më e rëndë, e cila është më flagrante, ku një kryeministër i korrupton një vendi kryesor partner, kryezbuluesin e Nju Jorkut. Ai që është kryezbuluesi i Nju Jorkut është kryezbuluesi kryesor i SHBA se aty janë të gjithë epiqendrat. E korrupton për ta angazhuar kundër opozitës shqiptare. Është dosja më e zezë në çdo aspekt dhe unë u garantoj ju se asaj dosje, të bëjë ç’të dojë, të shesë Surrelin dhe çdo pasuri që ka, asaj dosje nuk i shpëton dot. E ka kuptuar këtë sepse e mbrojti gjer tani Spaku i tij, tani nuk e mbron më. Tani është një drejtësi tjetër e fuqishme e vendosur të hetojë krime të mëdha si kjo,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij.

Po ashtu, edhe sot, Berisha foli sërish me 'tone të qeta' për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përsëritur edhe njëherë se nuk  do ta bëjë asnjë për "shuarjen" e institucionit. Kryedemokrati sot tha se do të rimendohet një reformim i drejtësisë me bekimin e Komisionit të Venecias.

"Edi Rama përpiqet me propagandën e tij të krijojë një analogji të qëndrimeve të tij prej kryehajduti ndaj prokurorëve me qëndrimet tona. Jo, është krejtësisht tjetër. Njëherë duhet të qartësoj shqiptarët, se kurrë kjo parti nuk do bashkojë votat me Edi Ramën për asnjë lloj mase ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo parti ka platformë të qartë, ka shprehur qëndrimet e veta në bindjen më të thellë se Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të ketë prokurori politike,"-shtoi kryedemokrati. 

Po ashtu, u kërkoi deputetëve që deri më datën 2 mars, të lënë çdo angazhim tjetër dhe të merren vetëm me regjistrimin e votës së diasporës. Për numrin një të PD-së, kjo duhet të jetë prioritet./ZËRI

Poll

MOS HUMB