
TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste kërkoi nga drejtësia një pushtet të pavarur. Në fjalën e tij Rama iu drejtua me një sugjerim prokurorëve të SPAK, ku kërkoi të bëjnë punën e tyre dhe mos merren me deklaratat e tij. Kreu i qeverisë e krahasoi SPAK me një redaksive të lajmeve, portaleve, kanaleve televizive me gazetarë specialë që tundin dosjet me kërcënime dhe jo një institucioni të pavarur që do të bëjë drejtësi.
Edi Rama: Zonja e drejtësisë e ngritëm ne, i mungon peshorja dhe i ka sytë jo të mbyllur, por i ka sytë me gjak. Pikërisht pse i ka sytë me gjak. Ne kemi arritur të shikojmë arsyetime gjykatësish që thonë me shkrim, populli kërkon dënim më të madh për X dhe Y sepse populli ka mosbesim. Ndodh që bufi, zhabat, bretkosat dhe vemjet insektet kërmijtë, këtë shpatën që ja kemi dhënë në dorë kësaj zonjës, e shohin si të vetmen armë për të na luftuar ne dhe për të na goditur e larguar nga detyra. Të vetmen. Si shpjegohet që nga një anë kërkojnë t’i presin kokën dhe nga një anë i çojnë denoncime për ta nxitur të ngrejë shpatën kundër nesh. Dhe zonja i kë katër me gjak. Zonja ndjek mediat se ndjehet se ka një shpatë me të cilën duhet të presë kokat që populli të dojë vetëm zonjën. Këtë drejtësi të kësaj zonjës e kanë bërë jakobinët por këtu në Shqipëri jo. Zonja duhet të mbylli sytë mos të shohin as kush është ky as kush është ai. Të shohin provat dhe të ndajnë shapin nga sheqeri. Kam një sugjerim për prokurorët e SPAK, më vend të merren me deklaratat e mia të bëjnë punën e tyre. Ti dëgjojnë këto si kritika dhe si shqetësime konstruktive. Për ne, për mua dhe PS, SPAK rron 1 mijë vjet dhe nuk i vjen e keqja nga ne. Të mos i ndjekin mediat sikur janë parti politike dhe të ndërpresin marrëdhëniet me gazetarët specialë, të mos furnizojnë miletin me sekrete hetimore sikur janë redaksi gazetash protalesh kanalesh dhe të bëjnë punën e tyre. Kur të kapin korrupsion, atë shpatën, ta hapin krahun më gjithë forcën, korrupsion ama. Nuk mund ta pranojmë që SPAK është redaksi lajmesh me gazetarët që tundin dosjet para se ta marrin lajmin vetë ata që janë akuzuar./ZËRI