
TIRANË- Socialisti Erion Braçe ka reaguar pas përplasjes së ndodhur në Tiranë me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, Adriana Kalaja dhe Albi Jahelezi. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Braçe shprehet se ka biseduar me Këlliçin brenda zyrës dhe se përtej pretendimeve të thëna në public, demokrati i ka shprehur se nuk ka dyshime që ai, Fatmir Xhafaj apo Pandeli Majko mund të jepnin para për vota në Tiranë. Këlliçin dhe grupin e tij, Braçe e konsideroi një bandë, të cilët tha se do t’i kallëzojë, pasi kanë dhunuar një grua e një burrë që gjendeshin brenda zyrës.
Postimi:
PER BELINDIN DHE BANDEN E TIJ SHETITESE; JO TI, POR NUK KA MBI DHE NE NJERI QE PREK ME DORE SOCIALISTET! Banda jote ka marre zvarre nje grua, ka goditur nje burre dhe, jam rruges per te kallezuar BANDEN TENDE ELEKTORALE-e para kjo; E dyta, thuaji njetezve qe ne zyre te futa une, te tregova qarte cdo cep te zyres, madhe cfare kishte brenda lavatricja, frigoriferi, qeskat e kokshkave; E treta, thuaji njetezve qe mua aty me the qe ti BELINDI nuk ke pretendime se une kam prekur e blere qofte edhe nje gjysem vote!! TANI MUND TE THUASH CTE DUASH, POR BEHU BURRE E THUAJ TE VERTETEN! KAQ!