
TIRANË-Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në GJKKO për verifikim të masës së sigurisë. Në pamjet e siguruara shihet momenti i daljes së makinës së shoqërimit nga Blloku i Sigurisë te “Mine Peza”, ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj teksa dërgohet drejt GJKKO.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është lënë në “arrest shtëpie”. Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Në pranga është vendosur edhe biznesmeni Elman Abule, ndaj të cilit rëndon akuza e pastrimit të parave./ZËRI