Politikë

“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”/ Rama për protestuesit: Janë pengje

Rama në fjalën e tij ritheksoi se në protestë janë të rinj të frymëzuar nga forca e errët që është shfaqur në Europë.

F.I
“Brez Tik Tok-u që nuk lidhin dot 7 fjalë bashkë”/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pas gjashtë ditësh protestë ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe efektivët e policisë së Shtetit. Rama në fjalën e tij ritheksoi se në protestë janë të rinj të frymëzuar nga forca e errët që është shfaqur në Europë. Kreu i qeverisë theksoi se të rinjtë që marrin pjesë në protesta nuk mund të konsiderohen automatikisht terroristë, por i konsideroi ata si brez tik toku qe nuk lidhin dot 7 fjale bashke.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Edi Rama: E ka parë Shqipëria këtë film më shumë se një herë dhe pasojat e tij janë plagë që duan vite të shërohen.
Të rinjtë e kësaj nuk duan paqe por përmbysje, janë të rinj të idealizuar nën frymëzimin e asaj force të errët e të re që është shfaqur në Europë, që Trump e ka shpallur organizatë terroriste. Kjo nuk do të thotë që të rinjtë që mendojnë se jeta është TikTok, dhe me Tik Tok dhe pa lidhur dot 7 fjalë bashkë do të bëjnë Shqipërinë. Janë pengje të një fryme dhe ideologjie të re që ka vetëm një mision: Shkatërro, rrëno gjithçka, bëje rrafsh sepse do ta nisim nga e para.

Poll

MOS HUMB