TIRANË-Kryeministri Edi Rama dhe mInistri i Brendshëm, Ervin Demo po zhvillojnë një takim me drejtuesit e policisë së Shtetit.
View this post on Instagram
Ervin Demo: Ajo që ka ndodhur dje, ka ndodhur diçka që ka kaluar vijën e kuqe, komisariati nr 3 është sulmuar nga protestues, godina dhe punonjës. Janë dëmtuar duke mbrojtur godinën e policisë së shtetit, kjo tregon se elementet e dhunës të përfshirë në protestë kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më protestë. Elementët e dhunës gjetën strehë në selinë e një subjekti politik që tregon edhe motivimin e tyre. Ju jeni ata që duhet të keni mbështetjen maksimale sepse garantoni protestën. Nuk është vënë asnjëherë në dyshim roli i policisë për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Dhuna nuk ka vend në një qeveri demokratike. Qeveria dhe Rama e kanë bërë të qartë që jemi gati të flasim, por dhuna nuk pranohet. Nuk mund të quhet më protestë studentore, nuk mund të quhet më as protestë. 295 të lënduar, 186 prej tyre janë punonjës policie, raporti tregon vetëpërmbajtjen e policisë. Protestuesit kanë gjetur azil politik në një parti të caktuar.